Aurora Group
02LAJME

Sadiku: I bëj ftesë presidentes dhe kryeministrit të vijnë t’pijnë kafe në veri

Zëvendëskryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku në një emision televiziv dje ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë qasjen e saj ndaj veriut të vendit, shkruan “Mitropol”.

Sadiku thotë se qeveria duhet t’i jap llogari popullit, prej ku edhe buron.

Dukato 1

”Po flas me kompetencë, në komunën veriore të Mitrovicës nuk jetojnë vetëm serbët dhe shqiptarët, por jetojnë edhe komunitetet tjera. Edhe në mënyrë simbolike Qeveria mund të tregojë që është e interesuar për veriun e Kosovës.”, tha mes tjerash Sadiku.

”Unë publikisht i kam bërë ftesë nga studio por edhe nga ky vend i bëj ftesë kryeministrit, i bëj ftesë presidentes e cila është nga Mitrovica që të vij t’pij kafe në Çabër, në Zubin Potok, e posaçërisht në këtë pjesën e qytetit ku frekeuntojmë edhe jetojmë 23 vite. Le t’pijnë kafe pasi në veriun e Mitrovicës bisedohet shqip, në jug bisedohet serbisht.”, tha Sadiku në një paraqitje televizive.

Ai potencoi se dora e shtetit duhet të vërehet në veri./Mitropol/

Koha