Sadiku: Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë shpresë, janë lodhur nga situatat dramatike

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se veriut të Kosovës i nevojitet paqe. Ai ka kërkuar normalitet për qytetarët e asaj pjese, duke e theksuar nevojën për normalitet dhe paqe. Sadiku, ka thënë se qytetarët shqiptarë e edhe ata serbë, janë lodhur nga situatat dramatike që krijohen vit pas viti.
“Edhe komuniteti shumicë serbë, 23 vite me lojëra e heronjve e viktimave është shumë për një qytet me 5km katrorë, kërkojmë normalitet. Në fund të ditës atje ka njerëz ka familjarë, ka njerëz i kanë sytë nga mediat, i kanë sytë nga Prishtina e Beogradi, Brukseli e Amerika. Jemi lodhur, po kërkojmë shpresë, shpresojmë të jetë ky treni i fundit… duhet qetësi edhe tek komuniteti serbë, edhe ata janë lodhur”, ka deklaruar ai.
Tutje ai i ka kritikuar edhe mediat siç ka thënë për hiperbolizim të situatës para dy dite në veri të Kosovës, ku ishte raportuar për disa shpërthime.
Në fund, ai e ka theksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, duke thënë se kjo i ruan institucionet e shtetit të Kosovës.








