SBASHK kërkon krijimin e institucioneve – në shtator mund të ketë telashe

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka shprehur shqetësimin e tij mbi gjendjen aktuale politike në vend, duke paralajmëruar vështirësi të mundshme në fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Mitropol.
Përmes një konference për media, pas kongresit të nëntë të SBASHK-ut, Jasharaj tha se SBASHK-u nuk do të qëndrojë në heshtje përballë pakënaqësive dhe kërkesave në rritje të punëtorëve të arsimit.
“Kongresi i nëntë ishte i suksesshëm dhe të gjithë delegatët prezentë shprehën pakënaqësitë dhe shqetësimin për ngërçin institucional, duke kërkuar fillimisht nga partia që doli e para (Lëvizja Vetëvendosje) të bëjë të mundurën të pamundur, në mënyrë që të hapë rrugë që të kemi institucione. Në këtë mënyrë shtatori do të na presë dhe mund të kemi telashe” është shprehur tutje Jasharaj.







