Sekretari i VV-së i reagon qeverisjes së Bedri Hamzës: Lëni komunikatat por pastroni rrugët sepse është rrezik

Kushtrim Zeneli, sekretar i VV-së në Mitrovicë dhe asambleist i zgjedhur në zgjedhjet e fundit ka kritikuar qeverisjen komunale në lidhje me pastrimin rrugëve nga bora në rajonin e Shalës.
Ai përmes disa fotografive të bëra sot ka paraqitur gjendjen reale në rrugët që mirëmbahen nga ministria që duken mirë të pastruara, dhe ato që menaxhohen nga komuna që janë të mbuluara me akull, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi ai ka kërkuar nga qeverisja e Bedri Hamzës t’i lë komunikatat dhe të fillojnë me punë sepse këto ngrica mund të paraqesin rrezik.
Postimi i plotë:
Kohët e fundit kemi parë komunikata të ndryshme nga komuna e Mitrovicës, në lidhje me pastrimin e borës, duke adresuar kompetencat tek Ministria e Ambientit dhe Infrastrukturës për mos hapjen e rrugëve.
Në foton 1 dhe 2 është rruga Mitrovicë – Bajgorë që është kompetencë e Ministris, e gjendja e tyre është bukur mirë.
Ndërsa foto 3 dhe 4 është rruga kryesore që lidhë me Mitrovicën fshatrat Mazhiq, Tërstenë dhe Rashan, e që këto rruga janë kompetencë e nivelit lokal, andej leni komunikatat, filloni punën sepse këto rrugë me këto ngrica paraqesin rrezik.
P.s. fotot janë të bëra sot, rreth orës 09:30.








