Sëmundja e rrallë prek një grua, s’mund të dëgjojë vetëm zërin e burrave

Një grua ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit. Siç shkruan “Daily Mail”, ajo s’mund t’i dëgjojë vetëm zërat e burrave dhe dëgjon vetëm gratë.
Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte parë që s’po mund ta dëgjojë të dashurin e saj.
Chen nga qyteti i Xiamenit në bregun lindor të Kinës, më shumë se 700 kilometra larg Hong Kongu, pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.








