Aurora Group
02LAJME

Serbët e mbushin veriun me flamuj të ri të Serbisë

Territorialisht ndodhet në Republikën e Kosovës. Mirëpo Mitrovica Veriore të krijon përshtypjen se është qytet midis Serbie, shkruan Mitropol.

E ky ndërrim flamujsh po ndodhë pikërisht në kohën kur në Kosovë po bëhen përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Market Florenti

Veriu i Kosovës që nga paslufta ka qenë pjesë ku sovraniteti i Republikës së Kosovës është cenuar në çdo formë të mundshme.

Ani pse institucionet atje supozohet të funksionojnë nën e legjislacionin e shtetit të Kosovës, flamujt të krijojnë ndjenjën e të qenit në mes të Serbisë.

Mitropol ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë nga komuna e Mitrovicës Veriore për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë veprim, mirëpo diçka e tillë ka qenë e pamundshme.

Roadside