
Shkolla teknike në veri të Mitrovicë këtë të diel do të jetë e mbyllur.
Ajo nuk do të shfrytëzohet për zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill, pasi nuk lejoi Qeveria e Kosovës.
Votuesit vullnetin e tyre do të duhet ta shprehin në Serbi, njëjtë siç bënë për referendumin e 16 janarit. Megjithatë, jo të gjithë kanë vendosur të marrin këtë rrugë të dielën.
Më 25 mars serbët protestuan kundër moslejimit të zgjedhjeve në Kosovë.
Mirëpo, shqiptarët e veriut thonë se situata nuk ishte tensionuar dhe besojnë se njëjtë do të jetë edhe të dielën.








