Medi
02LAJMELAJMI YT

Serbia kolonizon veriun e Mitrovicës, rrënon shtëpitë e shqiptarëve për të ndërtuar banesa për serbët e Beogradit

Qeveria e Serbisë po vazhdon me kolonizimin e veriut. Rrënimi i shtëpive të shqiptarëve ka vazhduar edhe sot, me nismën që aty të ndërtohen banesa kolektive.

Këto ndërtesa kolektive siç kanë thënë për Mitropol banorët lokal do ndërtohen për serbët që do vijnë ta popullojnë veriun nga Beogradi.

Premium Store

Shtëpitë e rrënuara Qeveria e Serbisë po i blenë nga shqiptarët, në mënyrë që veriu të pastrohet etnikisht.

Banorët janë ankuar që Qeveria e Kosovës s’ka bërë asgjë që shqiptarëve t’iu rindërtohen shtëpitë e djegura tash e 21 vite pas lufte.

Komuna e Mitrovicës së Veriut sipas banorëve po ua vështirëson proceduralisht pajisjen me leje ndërtimore shqiptarëve të veriut, gjersa lejet për ndërtesat serbe po lëshohen lehtësisht./Mitropol/

Koha