Active 2
LAJME

Shahini: Qiraja e lartë – pengesë kryesore për gratë ndërmarrëse


Kandidatja për Kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka theksuar një nga pëngesat më të mëdha që po i ndal gratë të hapin dhe zhvillojnë bizneset e tyre është çmimi i lartë i qirave, shkruan Mitropol.

Ajo është shprehur se shumë gra dëshirojnë të ndërmarrin hapa të guximshëm në botën e biznesit, por një nga sfidat më të mëdha mbetet gjetja e fondeve për të paguar qiratë, të cilat arrijnë deri në 1,500 euro në muaj.

Shahini, gjatë një takimi të organizuar me gratë ndërmarrëse në lagjen Hajvali, tha se ka biseduar me shumë gra që janë aktive në fusha të ndryshme.

Postimi i plotë:

Qiraja e lartë – pengesë kryesore për gratë ndërmarrëse!

Shumë gra duan të hapin biznesin e tyre, por ku t’i gjejnë 1,500 euro në muaj për qira, derisa të nisë të ecë puna?

Në Hajvali u takova me gra ndërmarrëse, punëtore në çerdhe, shitëse, rrobaqepëse e studente të psikologjisë – të gjitha të angazhuara dhe punëtore, por me një brengë të përbashkët: mungesa e infrastrukturës për kujdesin dhe arsimimin e fëmijëve, si në të gjitha lagjet e tjera të Prishtinës!

Faleminderit për këtë takim të përzemërt! ❤️

Premium Store