Aurora Group
KOSOVËLAJME

Shala: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri do të shpallen në korrik

Fushata

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala teksa ka folur për situatën e tensionuar në veri të vendit, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas informatave që ai ka në katër komunat veriore do të shpallen në fund të muajit korrik.

Roadside

Ai ka thënë se në shtator pritet që palët të kthehen në tryezën e dialogut, sepse iu është bërë e qartë që nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut.

TEB

‘’Nesër është Vidovdani nuk pres që do të ketë përshkallëzim të situatës. Sepse palët kanë marrë mesazhe të qarta, sikurse Beogradi ashtu edhe Prishtina që duhet të rikthehen në dialog dhe vetëm përmes tij mund të zgjidhen problemet e caktuar. Sipas informacioneve  të mirë informuara dhe qarqeve ndërkombëtare situata e nesërme do të jetë e qetë, me mesazhe politike, dhe zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore do të shpallën në fund të korrikut. Plani apo ideologjia e Vuçiqit nuk do të jetë funksionale në ditën e nesërme dhe s’do të funksionoj deri në shtator kur Kosova e Serbia do t’i kthehen dialogut.’’, ka thënë ai.

Shala  ka thënë se faktori ndërkombëtar po jep rezultate sa i përketë procesit në deeskalim.

‘’Tani mund të themi se ka një dritë në fund të tunelit, ka një rikthim në procesin e dialogut, por që është i ngadalshëm nga të dyja palët. Por menqenëse ka filluar tanimë aspekti politik të jep frytet e saj të faktorit ndërkombëtarë, respektivisht presioni që është duke bërë Lajcak, Borrel, Escobar, Blinken me dy këshilltarët e Scholez e Macron po jep rezultatin e parë, sepse kjo është vërejtur edhe me ndërhyrjen që ka bërë kryeministri shqiptar Rama. Pra mund të themi se është thyerja apo kthesa e madhe e këtij tensioni që është duke ndodhur.’’, përfundoi ai.

Kujtojmë se dje në orët e vonshme, ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga granata dore./Gazeta10

 

Izo Spray