SHBA, Gjykata Supreme: prindërit mund të përjashtojnë fëmijët nga shkollat nëse hasin përmbajtje LGBTQ

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA, ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të përjashtojnë fëmijët nga programet shkollore që përfshijnë libra me përmbajtje LGBTQ.
Me një shumicë votash, gjykata dha një lehtësim paraprak për prindërit që kundërshtuan kurrikulën e miratuar më 2022, nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, raporton NYT.
Prindërit argumentuar se mësimi i temave të identitetit gjinor due oroentimit seksual bie ndesh me besimet e tyre fetare dhe përbën shkelje të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së.
Gjykata pranoi se detyrimi i fëmijëve për të ndjekur këtë lëndë pa mundësi të përjashtimit, përbën një “barrë jokushtuetuese mbi të drejtat fetare”.
Gjykatësi Samuel Alito theksoi se në mendimin e shumicës së prindërit kanë të drejtë të mbrohen nga një dëm i riparueshëm, ndërsa gjyqtarja Sonia Sotomayor kundërshtoi vendimin, duke e quajtur atë “kaotik për shkollat publike”.
Vendimi ka shkaktuar përplasje të forta në opinionin publik amerikan, duke hapur një debat të ri mbi lirinë fetare, të drejtat prindërore dhe edukimin në ssitemin publike të vendit./Mitropol/







