SHBA i ndihmoi Izraelit në shkatërrimin e raketave iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se i kanë ndihmuar Izraelit sot në shkatërrimin e raketave iraniane, shkruan Mitropol.
Dy burime izraelite, sipas Klan Kosova, i kanë thënë CNN, se përpos Shteteve të bashkuara, në ndihmë Izraelit i dolën edhe disa vende të rajonit, në mënyrë të ngjashme me ndihmën e ofruar gjatë sulmeve të kaluara iraniane.
Në prill të vitit 2024, Irani lëshoi rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike drejt Izraelit, ku 99% prej tyr u kapë nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore dhe partneret e saj, sipas ushtrisë izraelite./Mitropol/








