Active 2
LAJME

SHBA-ja për moskonstituimin e Kuvendit: Po rrezikohet integriteti i institucioneve

 

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Active 1

Kjo ambasadë ka thënë se ky ngërç po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës.

Poashtu, kjo ambasadë i ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit.

“Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovës.

Kujtojmë se nga e diela ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo veprim pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim të Kuvendit.

Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Premium Store