SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales që konfirmoi aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, shkruan Mitropol.
Sipas Departamentit të Shtetit, Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione.
Përveç Guillou, janë sanksionuar edhe Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang.
Sipas këtij vendimi të DASH-it, çdo pasuri e Guillou dhe të tjerëve që ndodhet në SHBA ose kontrollohet nga persona amerikanë është bllokuar.
Departamenti i Shtetit theksoi se ky vendim është pjesë e përpjekjes për të “imponuar pasoja të prekshme ndaj zyrtarëve të ICC-së që ndërmarrin veprime të paligjshme kundër aleatëve të SHBA-së”.
Guillou e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, dhe i njëjti kishte dhënë urdhër edhe për arrestimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.






