Medi
02LAJME

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së përmbledh të arriturat brenda një viti qeverisjeje

Shkelqim Ibrahimi, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka ndarë në profilin e tij arritjet e punës një vjeçare të Komunës së Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.

Ai tha se puna e PDK-së mund të duket pak por krahas problemeve e krizave si ajo ekonomike të këtij viti, Bedri Hamza ka treguar sukses mjaft të madh.

Aurora Group

Ibrahimi është shprehur se ndihet krenar për faktin që është në krye të asamblistëve të PDK-së të cilët cilët për të gjitha mbledhjet e mbajtura në kuvendin komunal kanë treguar përkushtim e profesionalizëm.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Kemi mbërri në 1 vjetorin e punës sonë të përbashkët në qeverisjen e komunës së Mitrovicës.

Ka aq shumë punë dhe veprime që u ndërmorën gjatë kësaj periudhe sa është e vështirë të përmenden të gjitha.

Për dikë mund të duken pakë, për dikë mund të duket shumë, por krahas sfidave që na përcolli ky vit siç ishte kriza ekonomike e cila rezultojë me rritje enorme të çmimeve, problemet e trashëguara në projekte , si dhe marrë parasysh mungesën e përkrahjes nga niveli qendror, ishin disa nga pengesat që qeverisjen z.Hamza dhe ne si ekip e tij nuk na ndaluan dot në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

E gjithë kjo falë një angazhimi dhe një pune ekipore e realizuar nën udhëheqjen e z.Hamza.

Ndihem krenar dhe shumë i lumtur që i prij grupit të asamblistëve të PDK-së të cilët cilët për të gjitha mbledhjet e mbajtura në kuvendin komunal të Mitrovicës treguan profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi për mandatin e besuar nga qytetarët e Mitrovicës duke mos munguar për asnjë mbledhje me radhë dhe duke mbështetur dhe plotësuar çdo iniciativë të interesit të përgjithshëm.

Në fotot në vijim mund të i shihni përmbi 135 punë të kryera gjatë këtij mandati të z.Hamza dhe ekipes se tij, punë këto që reflektojnë një garë nga drejtoritë se cila do të jetë kampione në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të tyre me të vetmin qëllim përmirsimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës.

Active 1