Shembull i mirë: Policia e Kosovës dhe shoqata “Bereqeti” i dalin në ndihmë një familjeje mitrovicase

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës dhe shoqata “Bereqeti”, dega në Mitrovicë, i kanë dalur në ndihmë një familjeje mitrovicase në nevojë, shkruan Mitropol.
Familjes në nevojë iu janë dorëzuar një pako higjienike dhe nevojat për mbulojë si: jorganë, mbulesa të ndryshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur shoqata “Bereqeti” përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me policinë e Kosovës, vizituam bashkëqytetarin S. Peci dhe shikuam nga afër gjendjen e kësaj familje.
Ua plotësuam kësaj familje nevojat për mbulesa, jorganë, dhe jastëkë, dhe një pako të plotë higjenike.
Falenderojmë policinë e Kosovës për bashkpunim, gjithmonë në të mirë të qytetarëve.
Bamirës, Allahu ju shperbleftë








