
Sheshi i Mitrovicës do të dekorohet për festën e Vitit të Ri, mëson “Mitropol”.
Dekorimet e sheshit pritet të fillojnë javën e ardhshme, ka bërë të ditur për ”Mitropol” drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.
Ai tha se dekorimi do bëhet me participim të përbashkët të Komunës dhe bizneseve të qytetit.
”Do e dekorojmë nga fillimi deri në fund. Do tentojmë që t’i integrojmë edhe kam-shtëpizat, ashtu siç ishte praktikë edhe viteve tjera”, tha Tmava.
Punimet për dekorim pritet të kryhen shpejt në mënyrë që sheshi të jetë i ndriçuar gjithandej. Kujtojmë se shumë komuna tashmë i kanë kryer dekorimet për këtë vit./Mitropol/








