Shetitorja tek Liqeni Akumulues ka ngelur në harresën e komunarëve, nuk ka ndriçim tash e disa javë

Liqeni Akumulues konsiderohet si njëri nga atraksionet e qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Mirëmbajtja e kësaj zone, shpesh herë ka lënë për të dëshiruar, gjë që ka shkaktuar edhe pa kënaqësinë e qytetarëve.
Së fundmi një qytetarë mitrovicas që është frekuentues i zonës afër liqenit, ka theksuar se shetitorja në këtë pjesë tash e sa muaj është pa ndriçim.
Sipas qytetarit një gjë e tillë po e shëmton pamjen e liqenit dhe në anën tjetër po ndikon që kjo zonë të mos frekuentohet nga qytetarë të tjerë gjatë natës.
Po ashtu, është shprehur edhe kërkesa që Komuna e Mitrovicës të ndërhyj në rregullimin e ndriçimit publik në zonën tek Liqeni Akumulues.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur Mitropol raporton për probleme të tilla që ndodhin tek Liqeni Akumulues. /Mitropol/








