
Partia GUXO duket se do të shkojë sërish në një kuvend të brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e lidershipit të saj kur u duk fillimisht se u rehatua me dy kryetarë në krye të saj.
Kuvendi i kësaj partie, i datës 7 shtator 2022 në Pristhinë, po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe çertifikimin e partive politike.
Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim të KQZ-së, të siguruar nga Gazeta 10, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.








