Shkolla e basketbollit “TREPÇA” drejt sukseseve të mëdha, 4 gjeneratat sot shënojnë fitore në ligat e tyre

KB “Trepça” ka bërë një ngritje mjaftë të madhe në basketbollin kosovar këtë vit, shkruan Mitropol.
Mitrovicasit, pas investimeve që janë bërë në klub kanë arritur që pas 1 dekade ta fitojnë kupën e Kosovës në baskteboll, ndërsa janë kandidat potencial për ta fituar edhe superligën.
Përveç seniorëve, investimet në klub kanë dhënë impakt edhe në gjeneratat e reja të minatorëve.
Fitoret që këto gjenerata po i shënojnë në ligat që po garojnë janë tregues i qartë se me punë dhe pak investime arrihet suksesi.
Vetëm gjatë ditës së sotme, gjeneratat e reja kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre, duke vazhduar serinë e tyre të fitoreve.
Këto janë ndeshjet që u zhvilluan sot dhe “xehtarët” e vegjël i fituan ato 👇🏻
U12
TREPÇA – M Junior 39:20
U14
TREPÇA – Sigal Prishtina 82:38
U16
TREPÇA – Peja 74:68
U18
Peja – TREPÇA 46: 88
#TrepçaNabashkon⚒








