Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Pa patent shofer dhe i dehur voziti në kahun e kundërt, aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksidentin ku vdiq një grua në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“.

Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, i pandehuri N.S., duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që, derisa ishte duke lëvizur në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që ishte duke lëvizur në drejtimin e rregullt.

SultanDoner

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë  dënim meritor sipas ligjit.

Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Mitropol.

Koha