
Dyshohet se pësoi sulm në zemër, vdes një person në Zveçan
Një person ka vdekur në Zveçan, pasi dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 shtator rreth orës 15:00, ndërsa viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut. Stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./Mitropol/








