
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara sot në disa media, sipas të cilave pretendohej se në ambientet e ministrisë janë kryer bastisje, shkruan Mitropol.
Përmes një demantimi, MASh ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se këto raportime nuk janë të sakta dhe se në ambientet e ministrisë nuk ka pasur bastisje.
Ministria u ka bërë thirrje mediave që kanë publikuar apo ripublikuar informacionin që ta tërheqin lajmin dhe ta publikojnë demantimin me të njëjtën dukshmëri.
Sipas MASh-së, puna në institucion po vijon normalisht, ndërsa përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara.








