SKANDALOZE: Armend Zemaj godet me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës, u provokua fillimisht nga ai, i ndanë Agim Bahtiri

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është përfshirë në rrahje në sheshin e Prishtinës, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të veta.
Rrahja ndodhi gjersa Zemaj po jepte një intervistë në sheshin e qytetit për një medium, kur një qytetar që po kalonte aty pari bashkë me familjen e tij e provokoi me fjalë fyese Zemajn.
E siç mëson “Mitropol” nga burimet e veta, reagimi i deputetit Zemaj ishte i menjëhershëm, duke e goditur qytetarin në fjalë me grusht.
Pas zënkës, për t’i ndarë Zemajn me qytetarin ndërhynë ekipi teknik i xhirimeve si dhe deputeti mitrovicas, Agim Bahtiri i cili ndodhej aty pranë kur ka ndodhur rasti.
Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.








