
Policia ka arrestuar dy burra në Mitrovicën Veriore, pas një tentative të vjedhjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 04:50, shkruan Mitropol.
Të dyshuarit kishin depërtuar me forcë në një market që është në pronësi të një qytetari, nga ku kishin marrë para dhe disa sende të tjera me vlerë.
Policia ka ndërhyrë shpejt, duke i arrestuar të dy në vendin e ngjarjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”./Mitropol/








