Aurora Group
KOSOVËLAJME

Policia ndalon një person, kapet gjersa tenton të hyj nga Serbia në Kosovë me dy polica sigurimi të falsifikuara

Në pikën kufitare të Merdarit, pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, është shënuar edhe një rast tjetër i tentimit për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Njësitë e Policisë Kufitare, gjatë një kontrolli rutinë por të kujdesshëm, kanë ndaluar një automjet të tipit kamion me rimorkio, me targa të huaja, i cili po tentonte të hynte në Republikën e Kosovës.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë verifikimit të dokumenteve të udhëtimit dhe atyre përcjellëse për automjetin, shoferi,  një shtetas i huaj, ka prezantuar dy polica sigurimi.

Active

Pas kontrollit të detajuar, policia ka konstatuar se polica e prezantuara dyshohen fuqishëm se janë të falsifikuara. Si rezultat, rasti është trajtuar me seriozitet të plotë dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente të drejtësisë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është marrë vendimi që të dyshuarit t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit, ndërsa ai është urdhëruar që të paraqitet në Prokurorinë kompetente në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore./Mitropol/

 

Weelnes