Medi
02KOSOVËLAJME

Tragjedi: Vdes në QKUK mitrovicasi i goditur nga vetura një muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mitrovicën, ku një aksident trafiku i ndodhur më 31 gusht 2025, në orët e para të mëngjesit, ka marrë fund tragjikisht pas një muaji. Viktima ishte goditur nga një veturë teksa po ecte në rrugë rreth orës 01:07 të mesnatës. Automjeti drejtohej nga një person që tashmë është i dyshuar në rast, njofton Mitropol.

Menjëherë pas aksidentit, viktima kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për tretman emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të gjatë shëndetësor, më 29 shtator 2025, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Premium Store

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe pritet të sqarohen të gjitha rrethanat e këtij aksidenti fatal. Hetuesit po shqyrtojnë përgjegjësinë e drejtuesit të veturës dhe shkaqet që çuan deri te goditja e këmbësorit në mes të rrugës.

Weelnes