Dukato 2
KOSOVËLAJME

“Rrini shlirë”: Ushtarë turq zbarkojnë në Kosovë, marrin përgjegjësi të reja ndërsa nga 3 tetori edhe komandanti do jetë nga Turqia

Njësia turke ka mbërritur në Kosovë për një rotacion të përkohshëm në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO. Ajo ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Shumëkombësh ORF, sipas planit të rotacionit që mbikëqyret nga Komanda e Përbashkët e Forcave të NATO-s në Napoli.

KFOR njoftoi se batalioni turk ORF do të zhvillojë aktivitete të përbashkëta me njësi të tjera dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë.

Active

Këto përforcime rrisin fleksibilitetin operativ dhe gatishmërinë e KFOR-it.

KFOR-i, i pranishëm në Kosovë që nga 12 qershori 1999 sipas mandatit të OKB-së, sot numëron mbi 4.500 pjesëtarë nga 33 vende anëtare dhe joanëtare të NATO-s.

Turqia do të marrë komandën e KFOR-it për një mandat njëvjeçar duke filluar nga 3 tetori.

Ndryshe, gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku kishte informuar ekskluzivisht me pyetjen e bërë drejtuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Samitin e NATO-s në Hagë më 25 qershor.

VIDEO KËTU

 

Dukato 1