Dhunë e shëmtuar: Hyn me forcë në veturë, sulmon ish-bashkëshorten nga Mitrovica e vajzën e mitur dhe grabit telefonin

Një rast tronditës dhune në familje, i shoqëruar me vjedhje, ka ndodhur pasditen e 2 tetorit 2025 në rrugën nacionale në Vushtrri.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 17:00, viktima A.M. rreth 18-vjeçar ishte duke lëvizur me automjetin e saj, kur në lokacion u shfaq ish-bashkëshorti E.B. rreth 25-vjeçar së bashku me djalin e tyre. Në momentin kur motra e viktimës, G.M. rreth 20-vjeçare, ndaloi veturën për të biseduar me të dyshuarin, ai hapi me forcë derën dhe tentoi të hynte brenda.
I dyshuari e tërhoqi për flokësh viktimën e mitur A.M., ndërsa motrës së saj, dëshmitares G.M., ia grabiti telefonin dhe u largua me shpejtësi në drejtim të panjohur.
Pas incidentit, viktima u paraqit në Stacionin Policor “Veri” në Prishtinë, prej nga u njoftua njësia për dhunë në familje e SP Vushtrri. Procedurat u kryen në kryeqytet, ndërsa më pas, nën përcjelljen e policisë, viktima u shoqërua në familjen e saj në Mitrovicë. Ajo refuzoi trajtimin mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, viktimës iu lëshua urdhër mbrojtës emergjent, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje”. I dyshuari është shpallur në kërkim policor dhe hetimet për kapjen e tij janë duke vazhduar.








