Premium Store
KOSOVËLAJME

Rubin ngre alarmin për procesin në Hagë: Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur ndaj UÇK-së

James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.

Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme.

London

Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues.

“Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin.

Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.”

Active 1