Dukato 2
KOSOVËLAJME

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagën e Danimarkës, ku po mbahet Samiti Evropian i Politikës.

Në një postim në “X”, Rutte ka bërë të ditur se bashkë me Vuçiqin kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë.

Active 1

“Ishte kënaqësi të takohesha me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, shkroi Rutte.

Koha