Premium Store
02KOSOVËLAJME

Policia me aksion në një banesë në Leposaviq, gjinden substanca narkotike gjatë bastisjes

Një kontroll policor i zhvilluar pasditen e së premtes ka rezultuar me zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike në një banesë në Leposaviq, shkruan Mitropol.

Policia njofton se i dyshuari u kap në momentin kur forcat e rendit po kryenin bastisjen në shtëpinë e tij.

Weelnes

Gjatë aksionit, është konfiskuar një sasi e substancës që dyshohet të jetë marihuanë. Sasia e saktë nuk është bërë e ditur, por sipas burimeve policore, ajo është mjaftueshme për të ngritur dyshime të arsyeshme mbi përdorimin apo shpërndarjen e saj.

Pas përfundimit të procedurave fillestare dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është marrë vendim që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që provat e mbledhura do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Dukato 1