Dukato 2
KOSOVËLAJME

“Patrioti” i madh Hekuran Murati fillon propaganden para zgjedhjeve lokale: PDK, LDK, AAK po bëhen gati të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar akuza në drejtim të ish partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së, për të cilat thotë se po bëhen gati për ta ndryshuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këto parti po ‘premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë’.

Weelnes

Postimi i plotë:

Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat.

Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe.

Këtë tashmë kanë filluar ta thonë edhe hapur nëpër tubime lokale e nëpër studio televizive, nëse ua kushtoni vëmendjen e i dëgjoni me kujdes. Po premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë.

Active 1