Aurora Group
02LAJMESPORT

Arrestohen tre tifozë nga “Torcida”, dyshohet se rrahën një person pas ndeshjes Trepça-Vushtrria

Tre persona janë arrestuar pas një incidenti që ndodhi sot në Mitrovicë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, njofton Mitropol.

Sipas informacioneve nga Policia, disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida”, kanë sulmuar fizikisht një burrë në afërsi të stadiumit, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të njësive policore.

Dukato 1

Policia ka bërë të ditur se pas intervenimit në vendin e ngjarjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët më pas janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme hetimore.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike tek njëri prej tyre, ndërsa tek një tjetër është gjetur një maskë fytyre.

Ndërkohë, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar nga hetuesit në cilësinë e ankuesit. Po ashtu, janë intervistuar edhe tre të dyshuarit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast penal për veprën “Sulm”. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është ndaluar për 48 orë./Mitropol/

Weelnes