
Në Mitrovicën e Veriut është raportuar një vjedhje në një market, ku një burrë dyshohet se ka marrë çokollata dhe është identifikuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Mitropol.
Sipas informatave menaxherja e marketit, kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se një person po largohej pa paguar çokollatat.
Pas raportimit, policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari pritet të lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit.








