Dr. Jehona Sahiti- Bejta tregon se kur konsiderohet temperatura e rritur tek fëmijët, cilat janë shkaqet dhe rreziqet

Shumë prindër shqetësohen kur fëmijët kanë temperaturë të lartë.
Në bisedë për faqen e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibqiri” në Mitrovicë”, flet Dr. Jehona Sahiti- Bejta, specialiste e Pediatrisë.
Ajo mes tjerash tregon se kur konsiderohet temperatura e rritur tek fëmijët, cilat janë shkaqet dhe rreziqet, si bëhet menaxhimi i temperaturëts, e po ashtu, jep shumë këshilla për prindërit.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐜𝐤𝐚 𝐧𝐞𝐧𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭𝐞𝐬𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Temperaturë e ngritur trupore quhet temperatura e trupit që i kalon vlerat normale. Vlerat normale të temperaturës trupore janë nga 36.5°C deri në 37.5°C. Temperaturë e ngritur konsiderohet ajo mbi 38°C, pavarësisht vendit ku matet.
Kujdes të veçantë dhe vlerësim mjekësor kërkon temperatura mbi 39°C, e cila paraqitet më shpesh se çdo 6 orë dhe zgjat më shumë se 3 ditë. Po ashtu, çdo temperaturë mbi 38°C tek foshnjat nën 3 muaj, sidomos në muajin e parë të jetës, kërkon vlerësim të menjëhershëm nga pediatri.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞𝐬 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Shkaqet më të shpeshta të temperaturës së ngritur tek fëmijët janë infeksionet akute virale dhe bakteriale, sidomos infeksionet respiratore, urinare dhe gastroenteritet.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Jo gjithmonë. Temperatura e ngritur nuk është domosdoshmërisht tregues i shkallës së sëmundjes. Disa sëmundje të rënda infektive apo reumatizmale mund të paraqiten edhe me temperaturë të ulët ose pa temperaturë fare.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐞 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Nëse temperatura është nën 39°C, paraqitet rrallë gjatë ditës, nuk zgjat më shumë se 3 ditë dhe fëmija ka gjendje të mirë të përgjithshme, ushqehet dhe rikthehet në aktivitet e lojë pasi temperatura ulet, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim të madh.
Në të kundërtën, nëse temperatura është mbi 39°C, përsëritet më shpesh se çdo 6 orë, zgjat më shumë se 3 ditë dhe shoqërohet me lodhje të theksuar, zbehje, cianozë, përgjumje, vjellje, kollë të shprehur apo vështirësi në frymëmarrje, fëmija duhet të vlerësohet menjëherë nga pediatri.
Kujdes i veçantë duhet kushtuar të porsalindurve dhe foshnjave nën 3 muaj, ku çdo temperaturë mbi 38°C kërkon kontroll të menjëhershëm mjekësor.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐪𝐞 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐯𝐞𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Temperatura e lartë e shoqëruar me çrregullime të vetëdijes, ngërçe, vjellje, mosdurim ndaj dritës dhe zhurmës apo ndryshime në lëkurë mund të jetë shenjë e infeksioneve serioze si meningjiti, encefaliti apo sepsa dhe kërkon trajtim urgjent mjekësor.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐜𝐨𝐣𝐞 𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Komplikimi më i shpeshtë i temperaturës së lartë tek fëmijët është konvulzioni febril, i cili zakonisht paraqitet tek fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐲𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Temperatura tek fëmijët mund të matet në disa vende: në ballë, nën sqetull, në gojë, në vesh apo rektalisht.
Matja rektale rekomandohet tek foshnjat dhe fëmijët deri në 3–4 vjeç, ndërsa matja nën sqetull përdoret më shpesh tek fëmijët më të rritur.
Metodat më të sakta janë matja rektale dhe orale, ndërsa ajo frontale dhe aksillare mund të ndikohen nga temperatura e ambientit. Preferohen termometrat digjitalë, pasi janë më praktikë dhe më të sigurt se termometrat me zhivë.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐫𝐨𝐥𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐧𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐜𝐞𝐭𝐚𝐦𝐨𝐥𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐢𝐛𝐮𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐧𝐢?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Barnat më të përdorura për uljen e temperaturës janë:
Paracetamoli (Acetaminofeni), i cili ka efekt antipiretik dhe analgjetik;
Ibuprofeni, i cili përveç uljes së temperaturës ka edhe veprim antiinflamator;
Diclofenaku, vetëm në raste shumë të rralla dhe me temperaturë shumë të lartë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Pediatërve, barnat për uljen e temperaturës rekomandohen mbi 39°C nëse fëmija është në gjendje të mirë të përgjithshme. Nëse fëmija ka gjendje jo të mirë, barnat mund të përdoren edhe mbi 38°C, duke filluar zakonisht me Paracetamol.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞𝐭𝐨𝐝𝐚𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐦𝐞 𝐮𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐤𝐞𝐭?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Po, kompresat me ujë të vakët dhe banjat me ujë të ngrohtë mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës së lartë, sidomos mbi 39–40°C.
Megjithatë:
-Nuk duhet përdorur asnjëherë ujë i ftohtë;
-Kompresat nuk duhet të aplikohen gjatë etheve dhe dridhjeve;
-Nuk rekomandohet përdorimi i alkoolit për fërkim të trupit, pasi mund të jetë i rrezikshëm për fëmijën.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫 𝐪𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Prindërit duhet të paraqiten menjëherë në spital nëse:
-foshnja nën 3 muaj ka temperaturë mbi 38°C;
-temperatura është mbi 40°C;
temperatura mbi 39°C zgjat më shumë se 3 ditë;
-fëmija ka vështirësi në frymëmarrje, ndryshime në lëkurë, vjellje, çrregullime të vetëdijes, konvulzione apo zbehje të theksuar.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐪𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐧 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐣𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :Po. Temperatura është pjesë e mekanizmit mbrojtës të organizmit dhe tregon se trupi po lufton infeksionin. Rritja e temperaturës stimulon përgjigjen imunitare dhe ndihmon organizmin në luftimin e shkaktarëve të sëmundjes.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐮𝐫?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Temperatura mund të përsëritet gjatë infeksioneve virale apo bakteriale. Megjithatë, nëse zgjat më shumë se 3 ditë, përsëritet shpesh ose shoqërohet me përkeqësim të gjendjes së fëmijës, duhet konsultë me pediatrin.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐞𝐧 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 : Fëmija duhet:
-të vishet lehtë me rroba pambuku;
të marrë mjaftueshëm lëngje sipas moshës;
-të qëndrojë në ambient të përshtatshëm;
-të mos mbulohet me shumë batanije apo rroba.
-Paracetamoli është bari i parë që rekomandohet për uljen e temperaturës tek fëmijët.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐤𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐬?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Po, paracetamoli mund të përdoret në të gjitha moshat, ndërsa Ibuprofeni zakonisht rekomandohet pas moshës 3–6 muaj. Diclofenaku përdoret vetëm në raste të veçanta dhe me rekomandim të mjekut.
Aspirina nuk duhet të përdoret asnjëherë tek fëmijët për uljen e temperaturës.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐠𝐚𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐪𝐞 𝐛𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐫 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐤𝐚 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Gabimet më të shpeshta janë:
-përdorimi i barnave në doza të pasakta;
-dhënia e dy barnave njëkohësisht;
përsëritja shumë e shpejtë e barnave;
-veshja e tepërt e fëmijës;
mungesa e hidratimit të mjaftueshëm;
-Barnat në formë shurupi duhet të tunden mirë dhe doza duhet të matet me shiringë matëse, jo me lugë.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐤𝐞𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐞 𝐝𝐨 𝐭’𝐮 𝐣𝐞𝐩𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐯𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞𝐬 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭?
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 -𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 :
Të dashur prindër, mos bëni panik. Mateni temperaturën me kujdes dhe vëzhgoni gjendjen e përgjithshme të fëmijës.
𝐌𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐝:
-Paracetamoli nuk vepron menjëherë; efektin zakonisht e jep pas 1.5–2 orësh;
-Fëmija duhet të hidratohet mirë;
Gjatë etheve dhe dridhjeve, fëmija mund të mbulohet lehtë derisa të kalojnë;
-Djersitja dhe skuqja e lëkurës shpesh tregojnë se temperatura po bie.
-Ju jeni ndihma e parë për fëmijën tuaj dhe bashkëpunimi juaj me mjekun është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre.







