
Një arsenal armësh dhe pajisjesh ushtarake është gjetur gjatë një aksioni policor në fshatin Crepulë të Zubin Potokut, njofton Mitropol.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:20, kur njësitet policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të vjetër dhe të pa banuar.
Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me një karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale dhe një fishek të kalibrit të madh.
Përveç armatimit, në objekt janë gjetur edhe pajisje të ndryshme ushtarake, përfshirë një helmetë ushtarake, një çantë me pajisje për pastrim armësh dhe një uniformë ushtarake kamufluese.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore, ndërsa nuk është raportuar për persona të arrestuar deri në këtë fazë të hetimeve./Mitropol/







