Active 2
02LAJME

Tre persona shoqërohen në polici në Skenderaj, iu gjend marihuanë në veturë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa vendore në Skenderaj, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 17 maj 2026, rreth orës 18:20.

Medi

Në veturë ndodheshin tre burra të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa personat janë liruar.

Dukato 1