Aurora Group
02LAJME

Sherr në Zubin Potok: Një person sulmon një tjetër me shishe qelqi, arrestohet

Një person është arrestuar këtë të hënë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se mëngjesin e sotëm ka sulmuar një qytetar në një kafiteri në Zubin Potok.

Njësia policore në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën i cili kishte lëndime në kokë në pjesën e ballit, e që dyshohet se ishin shkaktuar nga një shishe qelqi.

Dukato 1

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.

“Pas kalimit të gjendjes së dehjes i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Pellini