Dukato 2
02SHNETA

Dhimbjet e shpinës përhapen në këmbë, ortopedi i shpjegon aryet

Dhimbja e shpinës shkakton telashe tek shumë pacientë, madje shumë nga ta ankohen se kjo dhimbje u kalon edhe në gjunjë. Për të sqaruar këto dhe shumë gjëra të tjera që ndërlidhen me dhimbjen e gjurit dhe shpinës dhe shkaktarët, në bisedë për faqen e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, flet Dr. Artan Bejta, speciaiist I Ortopedisë.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧, 𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐧𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚?

Active 1

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚: Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme të sistemit muskuloskeletor dhe prek njerëz të moshave të ndryshme. Ajo nuk konsiderohet sëmundje, por një simptomë që mund të ketë shkaqe të shumta.

Një nga faktorët kryesorë është postura e gabuar, veçanërisht gjatë qëndrimit të zgjatur ulur para kompjuterit ose përdorimit të telefonit. Ky pozicion rrit ngarkesën mbi muskujt dhe disqet e shtyllës kurrizore, duke shkaktuar lodhje dhe dhimbje.

Një rol të rëndësishëm luan edhe dobësia e muskujve të shpinës, të cilët janë thelbësorë për mbështetjen e trupit. Kur ata janë të dobët, shtylla kurrizore bëhet më e ekspozuar ndaj dëmtimeve.

Po ashtu, ngritja e gabuar e peshave mund të shkaktojë dëmtime akute, si tendosje muskulore ose probleme me disqet ndërvertebrale.

Mungesa e aktivitetit fizik për periudha të gjata çon në ngurtësim të muskujve dhe ulje të fleksibilitetit, duke rritur rrezikun për dhimbje kronike. Ndërkohë, edhe mbipesha trupore shton ngarkesën mbi shtyllën kurrizore dhe nyjet.

Në disa raste, gjendje si hernia diskale mund të shkaktojnë shtypje të nervave spinalë, duke sjellë jo vetëm dhimbje në shpinë, por edhe përhapje të saj në gjymtyrët e poshtme.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐪𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐧𝐞𝐬 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐛𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐠𝐣𝐮𝐧𝐣𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Po, dhimbja e shpinës mund të përhapet në këmbë dhe ndonjëherë edhe në gjunjë kur nervat në pjesën e poshtme të shpinës irritohen ose shtypen. Në këto raste, dhimbja nuk mbetet lokale, por ndjek rrugën e nervave dhe shfaqet edhe në gjymtyrët e poshtme.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐡𝐚𝐩𝐣𝐞 𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐧𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐤𝐞𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Po, dhimbja e shpinës mund të përhapet në këmbë dhe ndonjëherë edhe në gjunjë kur nervat në pjesën e poshtme të shpinës irritohen ose shtypen. Në këto raste, dhimbja nuk mbetet lokale, por ndjek rrugën e nervave dhe shfaqet në gjymtyrët e poshtme. Kjo përhapje ndodh sepse sinjalet e dhimbjes transmetohen përgjatë nervave të prekur, duke u ndjerë edhe në zona të tjera të trupit larg shpinës.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐧𝐞𝐫𝐯𝐚𝐯𝐞 (𝐬𝐢 𝐧𝐞𝐫𝐯𝐢 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤)?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Nervi ishiatik është nervi më i gjatë në trup dhe lidh pjesën e poshtme të shpinës me gjymtyrët e poshtme. Ai transmeton sinjalet nervore nga shpinë drejt vitheve, kofshëve, gjunjëve dhe shputës së këmbës. Kur irritohet ose shtypet, mund të shkaktojë dhimbje që përhapet përgjatë gjithë rrugës së tij.

𝐒𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐚 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐛𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐧𝐚 𝐚𝐩𝐨 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐞𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐢/𝐤𝐞𝐦𝐛𝐚?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Dhimbja që vjen nga shpina zakonisht fillon në mes ose vithe dhe përhapet poshtë në këmbë, shpesh me mpirje ose djegie. Ndërsa, kur problemi është te gjuri apo vetë këmba, dhimbja mbetet e lokalizuar dhe shoqërohet me enjtje ose vështirësi në lëvizje. Dhimbja nga shpina përkeqësohet gjatë qëndrimit ulur ose përkuljes, kurse ajo e gjurit gjatë ecjes dhe sidomos gjatë ecjes nëpër shkallë ose rrugë të vështira.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭 𝐭𝐢𝐩𝐢𝐤𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐭𝐞 𝐛𝐞𝐣𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐪𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐥𝐥𝐚 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Simptomat tipike janë dhimbja që fillon në pjesën e poshtme të shpinës dhe përhapet drejt vitheve ose këmbës. Shpesh shoqërohet me mpirje, djegie, therje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Disa pacientë mund të kenë edhe dobësi në këmbë ose vështirësi gjatë ecjes. Dhimbja zakonisht përkeqësohet gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, përkuljes ose ngritjes së peshave.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐣𝐨 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐦𝐩𝐢𝐫𝐣𝐞, 𝐝𝐣𝐞𝐠𝐢𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐝𝐨𝐛𝐞𝐬𝐢 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐛𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Po, shumë shpesh dhimbja që vjen nga shtylla kurrizore shoqërohet me mpirje, djegie ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë. Në disa raste mund të shfaqet edhe dobësi muskulore, lodhje gjatë ecjes ose vështirësi në lëvizje. Këto simptoma ndodhin zakonisht kur nervat që dalin nga shtylla kurrizore irritohen ose shtypen.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Tri shenjat kryesore që tregojnë se pacienti duhet të paraqitet menjëherë te mjeku janë: dhimbja shumë e fortë që nuk qetësohet, mpirja ose dobësia në këmbë dhe vështirësia në ecje apo lëvizje. Gjithashtu, nëse dhimbja shoqërohet me humbje të kontrollit të urinimit ose përkeqësohet dita-ditës, nevojitet kontroll i menjëhershëm mjekësor.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐪𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐚𝐠𝐧𝐨𝐳𝐞𝐬?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Fillimisht merret anamneza dhe vlerësohet simptomatologjia e pacientit. Më pas kryhet ekzaminimi klinik për të identifikuar shenjat objektive. Sipas nevojës, vazhdohet me ekzaminime imazherike si radiografia (RTG), tomografia kompjuterike (CT) dhe rezonanca magnetike (MRI), ku MRI konsiderohet standardi i artë për vlerësimin e indeve të buta dhe strukturave nervore. Në raste të veçanta përdoret edhe elektromioneurografia (EMNG) për vlerësimin e funksionit të nervave dhe muskujve.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞 𝐩𝐚 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Po, në shumicën dërrmuese të rasteve problemet e shtyllës kurrizore trajtohen pa operacion. Sipas udhëzimeve klinike ndërkombëtare, mbi 80% e pacientëve me dhimbje akute të mesit (loë back pain) përmirësohen me trajtim konservativ brenda 4–6 javësh (ACP – American College of Physicians).

Trajtimi ndiqet në mënyrë graduale, duke filluar me pushim relativ dhe shmangie të ngarkesës, më pas me terapi medikamentoze për kontrollin e dhimbjes dhe inflamacionit, dhe vazhdon me fizioterapi dhe ushtrime rehabilituese, të cilat përbëjnë bazën e rikuperimit funksional.

Vetëm një pjesë e vogël e pacientëve, rreth 5–10%, kanë nevojë për trajtim kirurgjik, zakonisht kur ka dëmtim serioz nervor ose mungesë përmirësimi me trajtim konservativ.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐫𝐨𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐨𝐭𝐞𝐫𝐚𝐩𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Fizioterapia dhe ushtrimet kanë rol kyç në trajtimin e dhimbjeve të shtyllës kurrizore. Ato ndihmojnë në uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizjes dhe forcimin e muskujve që mbështesin shpinën.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤? 𝐆𝐚𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐪𝐞 𝐛𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Sipas udhëzimeve klinike (ACP – American College of Physicians), fillimisht rekomandohet pushim i shkurtër në shtrat për 24–48 orët e para në fazën akute të dhimbjes. Pas kësaj periudhe, këshillohet aktivitet fizik i hershëm dhe i lehtë, i ndjekur nga rikthim gradual në aktivitet dhe ushtrime rehabilituese.

Gabimi më i shpeshtë është pushimi i zgjatur për ditë ose javë, që mund të ngadalësojë rikuperimin dhe të rrisë ngurtësinë muskulare.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞 𝐮𝐥𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐢𝐭/𝐤𝐨𝐦𝐩𝐣𝐮𝐭𝐞𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Qëndrimi i zgjatur ulur rrit ngarkesën mekanike në disqet ndërvertebrale dhe në strukturat e shtyllës kurrizore, duke favorizuar lodhjen dhe dhimbjen e mesit dhe qafës. Studimet ergonomike dhe udhëzimet klinike rekomandojnë pushime të shkurtra çdo 30–60 minuta, që nënkuptojnë ngritje në këmbë dhe lëvizje të lehtë për disa minuta për të ulur presionin në disqe dhe për të aktivizuar qarkullimin muskulor.

Përdorimi i telefonit dhe kompjuterit shpesh shoqërohet me qëndrim të përkulur (“forëard head posture”), i cili rrit tensionin muskulor dhe lodhjen e indeve mbështetëse. Qëllimi i rekomandimeve moderne është që ngarkesa nga disqet të shpërndahet gradualisht te muskujt, duke përmirësuar stabilitetin dhe duke parandaluar mbingarkesën strukturore.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐩𝐞𝐬𝐡𝐚 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐯𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Po, pesha trupore e rritur është një faktor i rëndësishëm që mund të përkeqësojë dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe të gjymtyrëve të poshtme. Ajo rrit ngarkesën mekanike mbi disqet ndërvertebrale dhe nyjet, sidomos në pjesën e mesit dhe gjunjëve. Studimet klinike tregojnë se obeziteti lidhet me një rrezik më të lartë për dhimbje kronike të mesit dhe osteoartrit të gjunjëve. Për këtë arsye, kontrolli i peshës trupore konsiderohet pjesë e rëndësishme e menaxhimit afatgjatë të këtyre gjendjeve.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐤𝐞𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞𝐯𝐞?

𝐃𝐫. 𝐀𝐫𝐭𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚:Parandalimi i dhimbjeve të shtyllës kurrizore përfshin aktivitet fizik të rregullt, forcimin e muskujve të shpinës dhe barkut, si dhe qëndrim korrekt gjatë uljes dhe punës, me pushime të shkurtra çdo 30–60 minuta për lëvizje. Gjithashtu, duhet shmangur ngritja e peshave në mënyrë të gabuar dhe ruajtja e një peshe trupore normale.

Në praktikën e fundit klinike po vërehet një rritje e rasteve te fëmijët dhe adoleshentët, e lidhur me qëndrimin e zgjatur ulur dhe përdorimin e tepërt të telefonave dhe kompjuterëve. Kjo po shoqërohet me posturë të keqe, skolioza në rritje dhe humbje të lordozës fiziologjike të qafës dhe shpinës. Për këtë arsye rekomandohet si “alarm praktik” rritja e aktivitetit fizik, kufizimi i kohës para ekranit dhe kontrolli i hershëm i qëndrimit trupor tek fëmijët për të parandaluar. deformimet e shtyllës kurrizore

Koha