Pellini
02LAJME

Skenderaj: 56-vjeçari gjendet i varur në pemë në oborrin e lagjes Babaj

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur me datën 19 maj në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, i varur me litar në një pemë.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Policia është alarmuar rreth mesditës nga një qytetar, i cili kishte parë trupin e viktimës të varur në oborrin e lagjes Babaj.

Aurora Group

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit e Skenderajt, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve fillestare dhe kryerjes së shikimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, viktima është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Weelnes