Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Veshi bluzën me mbishkrimin “Xhandarmëria Serbe”, shoqërohet në Polici 15 vjeçari në Mitrovicë të Veriut

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e së martës në Mitrovicën e Veriut, kur një i mitur 15-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Kosovës në stacionin policor, pasi ishte parë në qytet me një bluzë ku në pjesën e pasme shkruhej “Xhandarmëria Serbe”, shkruan Mitropol.

Sipas konfirmimeve zyrtare, rasti ka ndodhur më 8 tetor 2025, kur njësitë policore që patrullonin në zonë e kanë vërejtur të riun duke ecur në publik me simbolikën që ngjall ndjeshmëri në një qytet siç është Mitrovica.

Aurora Group

Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të sektorit operativ të Policisë, tha se ndaj të miturit është vepruar sipas ligjit.

“Në bluzë, prapa shpinës, ka pasur të shkruar mbishkrimin ‘Xhandarmëria Serbe’. I është shqiptuar gjobë në shumë prej 300 eurosh për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe më pas është liruar”, sqaroi Baliqi.

Ky rast vjen në një periudhë kur institucionet e sigurisë janë veçanërisht të kujdesshme ndaj shenjave e simboleve që mund të nxisin ndasi apo tension në hapësirat publike të qytetit.

Policia ka apeluar që qytetarët të shmangin përdorimin e veshjeve apo simboleve që mund të interpretohen si provokuese, për të ruajtur qetësinë dhe rendin publik në Mitrovicë.

Active 1