Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ligji për Shtetësinë fut në “luftë” politike pushtetin dhe opozitën

Hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Shtetësinë ka nxitur përplasje mes pushtetit dhe opozitës, me akuza të ndërsjella lidhur me ndikimin që mund të ketë ai në përbërjen demografike dhe elektorale të Kosovës, shkruan Mitropol.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kundërshtuar kritikat e opozitës, duke theksuar se dispozitat që po kontestohen kanë ekzistuar edhe në ligjet e mëhershme për shtetësinë, të miratuara gjatë qeverisjes së partive që sot janë në opozitë.

Premium Store

Sveçla ka theksuar se një nga qëllimet kryesore të ligjit është lehtësimi i procedurave për rifitimin e shtetësisë për mërgatën, duke i bërë thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese të nevojshme pas konstituimit të legjislaturës së re.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur kundërshtime të forta ndaj ligjit.

Kandidatja për deputete, Janina Ymeri, ka deklaruar se ligji mund të ndikojë në rritjen e elektoratit serb në Kosovë.

Ndërsa kandidati tjetër për deputet, Besian Mustafa, ka kritikuar dispozitat që, sipas tij, u mundësojnë pasardhësve të kolonizatorëve serbë të përfitojnë shtetësinë e Kosovës.

Weelnes