Premium Store
KOSOVËLAJME

Pas shumë përpjekjeve dështon sërish zgjedhja e nënkryetarit të kuvendit nga Lista Serbe

Pas mbi një muaji pauzë, Kuvendi i Kosovës  u rikthye sot me një seancë të re konstituive, në tentativë për të përfunduar procesin që ka ngecur që nga 15 prilli.

Seanca kishte vetëm një pikë të rendit të ditës:  Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Active

Por edhe në këtë seancë  dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe, pasi që deputetët e saj nuk morën votat e mjaftueshme.

Nëntë deputetët e Listes Serbe nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme për nënkryetar të kuvendit.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj të plotë, ka konstatuar se “Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kishte përmbyllur seancën e kaluar më 30 gusht pa zgjedhjen e këtij nënkryetari, duke lënë procesin pezull për më shumë se një muaj.

Active