Active 2
02KOSOVËLAJME

Fushata zgjedhore, të enjten LDK-ja mban tubimin e madh elektoral në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten  do të mbajë tubimin e madh elektoral, shkruan Mitropol.

Në këtë tubim do të bëhet  hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

London

Tubimi do të mbahet në sallën “1 tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.

“Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.Bashkohu”, thuhet në njoftimin e LDK-së

Active 1