
Platforma e-Kosova po përballet me probleme teknike dhe qasje të vështirësuar, shkruan Mitropol.
Sistemi herë pas here po hapet me ndërprerje, e cila mund të jetë nga ngarkesa e lartë e përdoruesve.
Qytetarët kanë raportuar vështirësi në qasje gjatë orëve të fundit, ndërsa dyshohet se fluksi i madh mund të jetë shkaktuar nga ekzekutimi i pagesave të shtesave për lehonat.








