Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Pas aksidentit me fatalitet, nënshkruhen kontratat për sanimin e rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pas një sërë aksidentesh, përfshirë edhe aksidentin fatal të së dielës ku humbi jetën një grua, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”.

Në disa segmente të kësaj autoudhe, rrëshqitjet e dheut kanë ngushtuar korsitë e qarkullimit, duke ngritur shqetësime të vazhdueshme për sigurinë në trafik. Ditëve të fundit pati reagime të shumta nga ekspertë të sigurisë rrugore, të cilët kërkuan ndërhyrje urgjente për largimin e dheut dhe sanimin e zonave problematike.

London

Sipas njoftimit të ministrisë, pas përfundimit të procedurave të prokurimit dhe shqyrtimit të ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), janë nënshkruar kontratat për tri lote të veçanta:

Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në kilometrin 72.4, me vlerë 2,087,952.94 euro;
Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në kilometrat 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 euro;
Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në kilometrin 44.0, me vlerë 1,398,964.85 euro.

Vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro.

Ministria ka bërë të ditur se mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Duke iu përgjigjur kritikave të fundit, ministria theksoi se projekti ka qenë në shqyrtim në OSHP dhe se nuk ka pasur mundësi ligjore të ndikojë në procesin e vendimmarrjes derisa procedurat të përfundonin.

Weelnes