Evropianët vërejtje Kosovës për politizimin e institucioneve, kërkojnë “emërime mbi bazë merite”

Ndërmarrjet publike në Kosovë, viteve të fundit janë shndërruar në çerdhe punësimesh partiake. Nisur nga bordet, kryeshefët e deri tek zyrtarët, në raste të shumta, të evidentuara, janë caktuar me urdhra politik.
Kapja e institucioneve të pavarura në Kosovë, është shqetësim edhe për vetë evropianët. Raporti i fundit i Parlamentit Evropian, nënvizon veçanërisht “politizimin e institucioneve të pavarura”, siç thonë eurodeputetët, “përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.
Në dokumentin e miratuar të mërkurën e 17 qershorit, thuhet gjithashtu se autoritetet në Kosovë “duhet të sigurojnë emërime mbi bazë merite”, e “transparencë në rekrutim të punëtorëve”.
“Shpreh keqardhje për përpjekjet e vazhdueshme për politizimin e institucioneve të pavarura, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, si dhe për mangësitë në qeverisje brenda Komisionit të Pavarur për Media. I bën thirrje Kosovës që të harmonizojë më tej kornizën ligjore që rregullon Komisionin e Pavarur për Media me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe standardet e BE-së, me qëllim forcimin e pavarësisë rregullatore, sigurisë juridike dhe besimit publik në mbikëqyrjen e mediave. U bën thirrje autoriteteve që të sigurojnë emërime mbi bazë merite, transparencë në procedurat e rekrutimit dhe respekt të plotë për pavarësinë e këtyre institucioneve”, thotë Parlamenti Evropian.
Ndërmarrjet publike në Kosovë, viteve të fundit janë shndërruar në çerdhe punësimesh partiake. Nisur nga bordet, kryeshefët e deri tek zyrtarët, në raste të shumta, të evidentuara, janë caktuar me urdhra politik.








