
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Leposaviq, njofton Mitropol.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 29 qershor 2026, rreth orës 01:00, kur njësitë policore gjatë patrullimit kanë hasur në tre viktimat, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
Përveç sulmit fizik, viktimat kanë bërë të ditur se të dyshuarit ua kanë dëmtuar edhe veturën.
Si pasojë e incidentit, tre të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin, në polici është paraqitur një burrë i dyshuar, i cili është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.








