Premium Store
02LAJME

Nuk i dha përparësi në trafik, babë e bir dyshohet se rrahën një shofer në Mitrovicën e Veriut

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me dhunë fizike pasditen e së mërkurës në Mitrovicën e Veriut, ku babë e bir dyshohet se sulmuan një drejtues automjeti.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Adem Mikullovci”.

Aurora Group

Sipas kallëzimit të viktimës, M. D rreth 38 vjeç, dy automjete janë bllokuar në rrugë për shkak të mosdhënies së përparësisë së kalimit. Pas konfliktit verbal, nga njëra veturë kanë dalë Gani Hysenaj rreth 71 vjeç dhe Meriton Hysenaj rreth 34 vjeç, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedura ndaj dy të dyshuarve do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active 1